Fqinjët e filmojnë Stresin gjysmë të zhveshur në ballkonin e banesës

Mediale Vip

Fqinjët e filmojnë Stresin gjysmë të zhveshur në ballkonin e banesës

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:25
Stresi

Stresi publikoi videon që ia realizuan fqinjët, të cilët e filmuan kur ai po qëndronte në ballkon.

Si gjithë qytetarët e tjerë, edhe Stresi po qëndron i izoluar në shtëpi këto ditë.

Reperi gjatë kësaj kohe po shijon qëndrimin në shtëpi, ndërsa nuk heziton të sjellë kohë pas kohe imazhe në rrjete sociale.

Së fundi, ai publikoi një video, të cilën ia kanë realizuar fqinjët, teksa po qëndronte në ballkonin e banesës së tij.

Stresi ishte gjysmë i zhveshur teksa me telefon në duar po qëndronte në ballkon duke dëgjuar muzikë dhe vallëzuar nën ritmet e saj.

“Mirmengjesi Nga Stresi  Flm per videon komshiu me i mire“, ka shkruar ai sipër videos.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat