Kylie Jenner postoi një foto nga fëmijëria krah fotos së Stormi-t dhe duken identike - Bota Sot
Kylie Jenner postoi një foto nga fëmijëria krah fotos së Stormi-t dhe duken identike

Mediale Vip

Kylie Jenner postoi një foto nga fëmijëria krah fotos së Stormi-t dhe duken identike

Më: 28 maj 2020 Në ora: 22:01
Kylie Jenner, Stromi

Kylie Jenner e ka krahasuar veten kur ka qenë fëmijë me vajzën e saj bukuroshe, Stormi-n, me një foto të adhurueshme të të dyjave në të njëjtën moshë.

Të mërkurën në mbrëmje, miliarderja 22-vjeçare ripostoi një foto në Instagram kun ë njërën anë ishte Stormi, 2 vjeç dhe në anën tjetër ishte vetë ajo.

Të dyja ishin në krah të dikujt dhe fotot duken pothuajse identike. Në të majtë, Stormi duket si mamaja e saj e famshme ndërsa tregon të njëjtat tipare të errëta dhe të njëjtën buzëqeshje.

Fotografia është bërë nga një prej fansave të shumtë të Kylie duke ‘ricikluar’ një postim në snap që ajo kishte postuar më herët. Ndërsa fotoja e Kylie-t fëmijë është marrë nga albumi fotografik Kardashian-Jenner.

Kylie dukej me të vërtetë e ëmbël me prerjen e flokëve në formë tasi dhe e veshur me një fustan rozë të shndritshëm.

Gjatë mbylljes, duket se Kylie dhe e vogla e saj po i argëtojnë fansat me postime të shumta në llogaritë sociale gjatë kohës që janë të izoluar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat