Shtatzëna Gigi Hadid duket mahnitëse teksa pozon krah të dashurit - Bota Sot
Shtatzëna Gigi Hadid duket mahnitëse teksa pozon krah të dashurit

Mediale Vip

Shtatzëna Gigi Hadid duket mahnitëse teksa pozon krah të dashurit

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 09:36
Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Gigi Hadid dhe Zayn Malik iu bashkaun Helena Christensen në një ankand të rrobave për bamirësi.

Ata konfirmuan në prill se ata po presin fëmijën e tyre të parë, shkruan DailyMail.

Shtatzëna Gigi Hadid dukej mahnitëse teksa pozonte për një selfie të rrallë me të dashurin Zayn Malik, si pjesë e një kampanje speciale për “British Vogue”.

Dyshes iu bashkua Helena Christensen e cila gjithashtu ndau një selfie për një projekt me Hardlyeverwornit.com, në të cilin personat e famshëm në një ankand largonin sende të çmuara të veshjeve për bamirësi.

Gigi, 25 vjeçe, realizoi një foto artistike bardhë e zi me ish-yllin e “One Direction”, Zayn, 27 vjeç.

Zayn ishte zhveshur në pjesën e sipërme dhe nuk kishte kthyer fytyrën nga kamera, ndërsa Gigi realizoi foton në pasqyrë.

Modelja kishte veshur një palë pantallona të bardhë dhe këmishë, kostum ky nga brendet “Fendi” dhe “Dior”.

Gigi dhe Helena janë dy nga modelet që kanë bashkuar forcat me “British Vogue” për të mbledhur para në mbështetje për dy organizata bamirëse: NHS Charities Together dhe National Association for the Advancement of Colored People (NAACP).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat