“Harrojnë Covid-19”, Cristiano Ronaldo dhe Georgina pushime me jaht 15 mln £ në Itali - Bota Sot
“Harrojnë Covid-19”, Cristiano Ronaldo dhe Georgina pushime me jaht 15 mln £ në Itali

Mediale Vip

“Harrojnë Covid-19”, Cristiano Ronaldo dhe Georgina pushime me jaht 15 mln £ në Itali

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 17:37
Cristiano Ronaldo dhe Georgina

Covid-19 nuk e ka penguar çiftin e famshëm Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez të shfrytëzojnë motin perfekt në Itali.

Futbollisti portugez dhe modelja 26 vjeçare kanë shijuar rrezet e diellit në një jaht luksoz me një vlerë prej 15 milionë paund.

Vetë Georgina ka publikuar një foto në Instagram me yllin e Juventusit, ku dukeshin më të lumtur e të dashuruar se kurrë.

Sipas “Tuttosport”, jahti i tyre qëndroi në Viareggio, e më pas dyshja u zhvendos për të pushuar në një hotel në Forte dei Marmi.

Pak ditë më parë, Rodriguez ndau disa foto në rrjetin social duke u relaksuar në jahtin luksoz e veshur me atlete e çorape që kushtonin plot 140 paund.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat