Oriola Marashi fejohet me futbollistin e njohur, tregon unazën e fejesës - Bota Sot
Oriola Marashi fejohet me futbollistin e njohur, tregon unazën e fejesës

Mediale Vip

Oriola Marashi fejohet me futbollistin e njohur, tregon unazën e fejesës

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:22
Oriola Marashi

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti, Eros Grezda janë kthyer në një ndër çiftet më të përfolur së fundmi.

Vetëm pak kohë më parë, ata bënë publike lidhjen e tyre, duke postuar foto së bashku në rrjetet sociale, ndërsa treguan se kaluan bashkë dhe ditët e karantinës.

Mirëpo, fotot e publikuara së fundmi, të lënë të dyshosh se dyshja ka hedhur një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Modelja ka publikuar disa foto nga Kroacia, ku ajo që bie në sy është unaza në gishtin e fejesës, duke nxitur dyshimet për një fejesë me futbollistin.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat