Dani shtrihet në spital, flet për gjendjen e tij

Mediale Vip

Dani shtrihet në spital, flet për gjendjen e tij

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 15:09
Ramadan Krasniqi-Dani

Ramadan Krasniqi-Dani është njëri prej zërave të shquar të skenës muzikore shqiptare.

Sot në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi, ku këngëtari u pa i shtrirë në spital.

Dani përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se i është nënshtruar një trajtimi mjekësor, ai thotë se ndjehet shumë mirë me shëndet dhe nesër pritet t’i kthehet ritmit normalitetit jetësor.

Postimi i plotë i këngëtarit:

“Miq, dashamirë dhe adhurues të respektuar të këngës time,
Pas disa aktiviteteve të mia rekreative e sportive, të cilat unë i kam të përditshme dhe i aplikojë ndër vite, gjatë dy ditëve të fundit kam ndjerë disa shqetësime shëndetësore, e të cilat në dijen time ishin të vogla dhe pak të vërejtshme.
Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kotrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim.
Unë jam i prirë që në çdo aspekt jetësorë të dëgjoj profesionistët e lëmisë, ndaj dhe ju nënshtrova aplikimit të stentimit. Çdo gjë u krye me sukses brenda pak minutash! Po ndjehem shumë mirë, nesër pritet ti kthehem përditshmërisë dhe noramlitetit jetësorë!
Megjithatë sipas mjekëve, edhe në këtë rast përparësitë e mia sërish dolën të jenë;
Aktiviteti sportiv në natyrë, ndajë bëjeni!
Mos pirja e duhanit – mos e pini kurrë!
Mos pirja e alkolit, – mos e pini kurrë!
Falënderimi i takon Zotit për çdo gjë!
Respekt të pafund për interesimin tuaj, jua kthefsha në të mira”, ka shkruar këngëtari i njohur nga Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat