Edhe pak ditë sjell në jetë një bebush, Arbana nis që tani punën për projektin e ri dhe jemi gjithë sy e veshë!

Mediale Vip

Edhe pak ditë sjell në jetë një bebush, Arbana nis që tani punën për projektin e ri dhe jemi gjithë sy e veshë!

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 12:01
Arbana Osmani

Arbana Osmani është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vogëlush.

Moderatorja ende nuk e ka konfirmuar gjininë, por më herët është shprehur se këtë verë, në vend të pushimeve do të shkojë në maternitet për të lindur.

E megjithëse në pak ditë ajo do të bëhët nënë për herë të dytë, Arbana nuk e lë pas dore punën. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke punuar për një projekt të ri.

“Projekt i ri në krijim e sipër”, ka shkruan Arbana në foton e fundit në Instastory.

Nuk duhet për çfarë bën fjalë projekti por, nga përgjigja e saj kuptuam se e paska në plan diçka në të ardhmen e afërt madje. Pak ditë më parë ajo tha se së shpejti do të hapë një restorant.

“Do ta hap sapo të jem pak më e lirë nga punët”, iu përgjigj një ndjekëseje Arbana.

Moderatorja ka në plan të bëhet edhe një blogere në YouTube.

Nuk dihet nëse do i përkushtohet me kohë të plotë këtyre projekteve apo do e menaxhojë njëkohësisht me punën në televizion, por mbetet për tu parë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat