‘E ke gjoksin e vogël’, Chiara Ferragni i kthen përgjigjen epike komentuesit

Mediale Vip

‘E ke gjoksin e vogël’, Chiara Ferragni i kthen përgjigjen epike komentuesit

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 20:41
Chiara Ferragni

Çështja e gjoksit të saj është kthyer jo pak herë në lajmin e ditës në shtypin rozë! Nëse ka një gjë për të cilën përflitet më së shumti Chiara Ferragni, një nga influencueset më me ndikim në Itali dhe botë, ajo është pikërisht madhësia e gjoksit të saj. Nga fansat e shumtë, nga mediat, jo pak herë kjo tematikë ka marrë gjithë vëmendjen mediatike duke u kthyer në një debat gati edhe publik.

Vetëm përpara pak muajsh në 33-vjetorin e lindjes së saj, ishte pikërisht i shoqi, Fedez që i bëri urimin epik: “Gëzuar zemër! Gjoks i vogël, zemër e madhe”! Me siguri, kjo ishte një lloj qasjeje e partnerit të Chiara Ferragnit ose le të themi një mesazh i rëndësishëm për të gjitha vajzat që kanë gjoks të vogël dhe druhen që ta ekspozojnë në rrjetet sociale apo gjatë përditshmërisë.

Por, blogerja e famshme është komentuar sërish pas një fotoje që ka publikuar gjatë pushimeve në Sardenja. Një komentues i shkruan: “Pa gjoks fare! E sheshtë”! Ndërsa, Chiara nuk ka hezituar, por i ka kthyer përgjigjen epike ndjekësit të saj virtual.

Ajo shkruan: “Më pëlqen që në biografinë tënde shkruan “nuk ekzistojnë problemet, vetëm zgjidhjet”, e të mendosh që gjoksi im i vogël është problemi yt. Por, gjithçka është në rregull, ok”?

Sigurisht një nga ato përgjigjet tipike që të lënë pa fjalë dhe që edhe njëherë të kujtojnë faktin se i famshëm apo person krejt i zakonshëm, këndvështrimet e të tjerëve nuk duhet të krijojnë kurrë barriera në përceptimin apo stilin tënd të jetës.

Dhe e ka thënë kaq bukur Chiara!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat