Lady Gaga shfaqet me maska të ndryshme gjatë paraqitjes në MTV VMAs: Nxit fansat të bëjnë të njëjtën gjë

Mediale Vip

Lady Gaga shfaqet me maska të ndryshme gjatë paraqitjes në MTV VMAs: Nxit fansat të bëjnë të njëjtën gjë

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 16:32
Lady Gaga

Lady Gaga është e njohur për zgjedhjet e guximshme të modës, por këtë herë nuk kishte harruar as maskën në paraqitjet e saj për “MTV Video Music Awards 2020”.

Gjatë gjithë natës, këngëtarja e “Born This Way”, 34 vjeçare, vuri disa maska të ndryshme si masë paraprake kundër coronavirusit ndërsa mbante fjalime të ndryshme para publikut.

Artistja mori në shtëpi disa çmime duke përfshirë këtu, për ‘artistin e vitit’, ‘këngën e vitit’, ‘bashkëpunimin më të mirë’ dhe ‘kinematografinë më të mirë’.

“Mbaj maskë”, tha ajo gjatë një fjalimi. “Është shenjë respekti”.

Ndërkaq, shikuesit e kësaj ngjarje reaguan menjëherë duke shpërndarë postime në rrjetet sociale rreth aksesorëve dhe maskave të këngëtares.

“Përkushtimi i Gagas me këto maska po më shkatërron mua”, tha një fans.

“Lady duhet të shesë këto maska në ndonjë uebsajt”, theksoi një tjetër, derisa kishte prej atyre që e quajtën ‘mbretëreshë të modës’.

Të pranishme në këtë eveniment madhështor ishin edhe artistet shqiptare: Bebe Rexha dhe Dua Lipa – gjersa kjo e fundit rrëmbeu çmim për klipin e këngës “Physical”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat