Valza Zhegrova përfundon karrierën në muzikë

Mediale Vip

Valza Zhegrova përfundon karrierën në muzikë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 19:42
Valza Zhegrova

Valza ka një njoftim të rëndësishëm për fansat.

Valza Zhegrova ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me “Mixey Music” dhe se ka përfunduar karrierën në muzikë.

Ajo e bëri të ditur këtë gjë përmes një postimi në Instagram, teksa njoftoi se tani do t’i vazhdojë studimet në Belgjikë.

“Me te dashurit,

perkrahesit e muzikes time,

Deshiroj ta ndaj me juve lajmin se qe nga sot kompania menaxhuese ka nderprere kontraten e bashkepunimit ne mes nesh.

Muzika ka qene dhe do mbetet njera nder pasionet e mia te vecanta, por pas nje angazhimi 2 vjecar, kam vendosur qe ta perfundoj karrieren time ne muzike dhe te vazhdoj rrugetimin tim me studimet dhe anen profesionale ne Belgjike.

Besoj dhe shpresoj qe do ju kem perkrah gjithmone.

Me dashuri e juaja,

Valza”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se vendimi i Valzës vjen vetëm dy ditë pasi publikoi projektin e ri me  titull “Ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat