Ermali s’po i ndal pushimet, bashkë me familje tani në Bodrum të Turqisë

Mediale Vip

Ermali s’po i ndal pushimet, bashkë me familje tani në Bodrum të Turqisë

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 18:25
Ermal Fejzullahu

Ndonëse ky sezon veror ka qenë pasiv për artistët të cilët në mungesë të koncerteve kanë kaluar pushimet me familjen si kurrë më parë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këngëtarin, Ermal Fejzullahun i cili këtë verë ka shijuar pushim, pas pushimi.

Nga bregdeti i Jugut të Shqipërisë, tashmë Ermali bashkë me familjen e tij kanë udhëtuar drejt Turqisë.

Image

Ermali dhe familja e tij kanë zgjedhur Bodrumin për të kaluar pushimet e fundit për këtë vit siç ka thënë vet këngëtari.

Ata kanë ndarë pamje të ambientit të mrekullueshëm ku po qëndrojnë, teksa Ermali shkruan “Veç edhe dy javë edhe s’ka ma pushime”.

Ndërkohë, kujtojmë që Ermali ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat