Labi tregon përse nuk udhëton në vende luksoze për pushime

Mediale Vip

Labi tregon përse nuk udhëton në vende luksoze për pushime

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 21:51
Labinot Tahiri

Labi thotë se e zgjedh Shqipërinë për pushime, pavarësisht se i ka kushtet të udhëtojë edhe në vende tjera.

Këngëtari Labinot Tahiri së fundi ka udhëtuar në Sarandë për disa ditë pushimi.

Artisti publikoi disa fotografi të shkrepura nga bregdeti shqiptar, për të cilin thotë se asnjë nuk vlen më shumë se ai.

Labi shton se edhe pse i ka mundësitë të bëjë luks, ai përsëri zgjedh Shqipërinë dhe se e do atë.

“Po qes foto si mos me pas qenë kurrë në pishina apo deti. Nuk isha në vende që ka të bëjë me LUX TË MADH nëpër detra të tjera edhe pse i kisha, i kam e uroj që ti kem mundesitë! Nuk vlejnë më shumë se sa Shqipnia. E dua Shqipërinë”, ka shkruar ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat