Noah po rritet dhe mami Fatma nuk ngurron të na i tregojë “fajet” e tij!

Mediale Vip

Noah po rritet dhe mami Fatma nuk ngurron të na i tregojë “fajet” e tij!

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 07:44
Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani me djalin e tyre

Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.

Duket se të dy po e shijojnë shumë këtë eksperiencë, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të voglin e tyre.

Ata kanë treguar nëpër intervista se nuk e kishin planifikuar ardhjen në jetë kaq herët të Noah, megjithatë e përshkruajnë si momentin më të bukur të jetës së tyre.

Megjithëse thonë se në të ardhmen familja e tyre do shtohet, Fatma është shprehur se momentalisht është shumë herët për këtë gjë. Por, nuk duket edhe aq e largët dita e dasmës së tyre. 

Këtë verë, për herë të parë, ata nuk kanë qenë vetëm me pushime, por të tre.

 teksa ditët kalojnë, Noah po rritet dhe tashmë ka filluar të ulet në tavolinë me prindërit e tij dhe kur fëmijët ulen me të mëdhenjt, incidentet nuk mund të mungojnë.

Këta na e ka treguar vetë moderatorja, e cila ka shpërndarë një foto në Instastory, ku shihet se kafeja është derdhur.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat