Labi po finalizon albumin me këngë ‘live’

Mediale Vip

Labi po finalizon albumin me këngë ‘live’

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:38
Labinot Tahiri

Labi ka dhënë një lajm të mirë për fansat.

Ndonëse nuk kanë qenë aktiv me koncerte e performanca në dasma dhe ahengje të tjera familjare, këngëtarët asnjëherë nuk e kanë ndalur punën për këngë të reja.

Një prej tyre është edhe Labinot Tahiri, i cili ka pak ditë që tregoi se ka nisur xhirimet e një kënge, të cilën e sjell në bashkëpunim me Albina Kelmendin.

Me postimin e fundit, Labi njofton se është duke e përfunduar albumin e ri, në të cilin sjell këngë live.

Ai thotë se aktualisht nuk ka marrëveshje me ndonjë producent, por është i hapur për bashkëpunim për ata që duan ta blejnë albumin. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat