Sara Hoxha ka gjetur “shokun” perfekt që e shoqëron gjatë ditëve të vështira të pritjes së ëmbël!

Mediale Vip

Sara Hoxha ka gjetur “shokun” perfekt që e shoqëron gjatë ditëve të vështira të pritjes së ëmbël!

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 19:54
Sara Hoxha

Megjithëse në rrjete sociale shohim vetëm poza të bukura me barkun e rrumbullakosur dhe momentet e lumtura të Sara Hoxhës, ajo na ka treguar më herët se medalja ka edhe një tjetër anë të “errët”.

Jo çdo ditë është e mirë për partneren e Ledrit, e cila sa vjen e i afrohet më shumë ditës së lindjes së bebushit.

“Mesi me keputi fare (ndonjehere mezi eci dhe cohem nga krevati), per analizat mos me fol se stresi dhe qefi me i madh aty qenkan bashke, vape sa te duash… por nuk i kap aparati fotografik keto edhe ska pse. Bejme foto per qef jo per hall.”- tregonte Sara më herët në Instagram.

Por tashmë partnerja e Ledrit e ka gjetur një zgjidhje të cilën nuk e ndan më nga vetja dhe do t’i shërbejë të gjitha femrave shtatzënë e jo vetëm!

Bukuroshja ka treguar në InstaStory se ka gjetur shokun perfekt për ditët e vështira të shtatzënisë, një jastëk gjigant i cili merr formën që ajo dëshiron.

“Ia rekomandoj të gjithave, jo vetëm atyre shtatzënë”- shkruan Sara krahas videos ku shfaqet e lumtur teksa qëndron e shtrirë në shtrat me jastëkun pranë vetes.

Sara dhe Ledri do të bëhen prindër të një vogëlusheje, ndërsa ende nuk e kanë zbuluar për publikun ç’emër kanë menduar për të bijën.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat