Pas këtij paralajmërimi nga Mozzik, nuk dimë ç’të presim më!

Mediale Vip

Pas këtij paralajmërimi nga Mozzik, nuk dimë ç’të presim më!

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 23:29
Mozzik

Për një gjë biem dakord të gjithë: Mozzik ka qenë kryefjala e kësaj vere, por duket se më e mira akoma nuk ka ardhur.

Pas suksesit me ‘Madonna’ dhe super bashkëpunimit me Kidën për ‘PP’, reperi solli albumin e shumëpritur ‘MozzArt’ që theu rrjetin.

Megjithatë, mbrëmjen e sotme, Mozzik ka lënë të kuptohet se surpriza edhe më të mëdha po vijnë, por nuk ka dhënë detaje.

Paralajmërimi është i qartë andaj bëhuni gati për të papriturën.

Mozzik publikoi më 31 korrik albumin e tij të titulluar “MozzArt”, që përmban 20 këngë dhe deri tani po bën goxha bujë dhe është pritur shumë mirë nga fansat.

Pjesë e MozzArt është dhe bashkëpunimi me Tayna-n dhe Unikkatil-in: Hana, Glock, Stari i Mahallës, Dhelpër dinake, Zemra ime, Shqiptar, Boss, Louis Vuitton, Sirena, Madonna, Auf Eiedersehen, Tom and Jerry, Weiss, Baby, Nokia, Lass mal, Kërkun, Veq njo, Kaniher, Kur thojshe.

Nga këto këngë, janë publikuar më herët: Glock, Stari i mahallës, Dhelpër dinake, Zemra ime, Shqiptar, Madonna, Auf Wiedersehen, Baby, Lass mal, Veq njo

Ndërkohë, vlen të veçohet edhe bashkëpunini i dytë i Mozzik me Kidën i titulluar “Kërkun” dhe bashkëpunimi i tij me të vëllain, Getinjo, për këngën “Sirena”.

Ndër të tjera, kënga që tërhoqi më shumë vëmendje është ajo që reperi ia dedikon të bijës, e titulluar “Hana”, ku ka shpalosur të gjitha ndjesitë e të qenurit baba dhe dashurinë që gëzon për të voglën e tij.

E në këtë këngë nuk kishte si të mungonte Loredana, që i dha jetë frytit të tyre të dashurisë. Mozzik shkruan për shqetësimet e para që reperja ka patur në fillim të shtatzënisë dhe ndër të tjera thotë se në ato momente ndodhej në Dusseldorf dhe nuk e dinte ku ishte spitali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat