Xhemi Shehu largohet përfundimisht nga televizioni? Moderatorja i huton të gjithë me deklaratën e fundit: Për gjithë jetën nuk …

Mediale Vip

Xhemi Shehu largohet përfundimisht nga televizioni? Moderatorja i huton të gjithë me deklaratën e fundit: Për gjithë jetën nuk …

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:23
Xhemi Shehu

Që prej muajit korrik po qarkullojnë lajmet se moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë”.

Madje, ajo nuk ishte as pjesë e promos së spektaklit të humorit për këtë sezon të ri, duke shtuar akoma më shumë dyshimet.

Megjithatë së fundmi, Xhemi Shehu ka lënë të nënkuptohet se nuk do jetë më pjesë e televizionit.

Mikja e saj Arbana Osmani postoi një video në InstaStory teksa kalon mëngjesin nën shoqërinë e moderatores.

“Duket se që nga mëngjesi që këtë vit, këtë sezon nuk jemi për televizion,”- u shpreh Arbana Osmani.

Ndërsa Xhemi Shehu iu përgjigj: “Për këtë sezon? Unë nuk jam për gjithë jetën.”

Kjo e fundit ka deklaruar se nëse largohet nga moderimi i Portokallisë, nuk do të jetë më pjesë e televizionit.

Nuk dihet nëse deklarata e saj ishte thjesht një shaka, apo me të vërtetë Xhemi Shehu është larguar përfundimisht nga televizioni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat