Donald Trump shpreh sërish mospëlqim ndaj Meghan-it: I uroj fat Harry-t, sepse do të ketë nevojë

Mediale Vip

Donald Trump shpreh sërish mospëlqim ndaj Meghan-it: I uroj fat Harry-t, sepse do të ketë nevojë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 20:56
Trump, Meghan, Harry

Donald Trump po sulmon Meghan Markle dhe Princin Harry pasi ata u bënë thirrje njerëzve të votojnë kundër gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe negativitetit në internet.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, i cili kërkoi komentin e presidentit për Meghan-in dhe Harry-n, që inkurajonin njerëzit të votojnë për Joe Biden, Trump tha:

"Unë nuk jam një fans i saj. Ajo ndoshta e ka dëgjuar këtë, por doja të thosha se i uroj shumë fat Harry-t, sepse do të ketë nevojë.”

Meghan dhe Harry nuk kanë mbështetur asnjë kandidat. Por gjatë paraqitjes së tyre në TIME100 të martën në mbrëmje, Harry rekomandoi që votuesit e ardhshëm "të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet".

"Ajo që ne konsumojmë, ajo ndaj së cilës jemi të ekspozuar dhe ajo që shohim në internet, ka një efekt të vërtetë te të gjithë ne," –shtoi Harry.

Kjo nuk është hera e parë që Meghan dhe Trump kanë mosmarrëveshje. Në një intervistë me The Sun në maj të vitit 2019, Trump u pyet për mospëlqimin e Meghan ndaj tij në 2016-ën kur ai po garonte kundër Hillary Clinton. Ai e quajti Meghan-in “të pakëndshme”.

Kjo pas një interviste të Meghan në The Nightly Show me Larry Wilmore, ku ajo e quajti Trump-in “paragjykes grash” dhe "përçarës", ku gjithashtu tha se po mendonte të transferohej në Kanada nëse ai fitonte zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat