La Amerikën për “Hyrremin”! Ja cili është partneri misterioz i aktores që do ta bëjë nënë për herë të dytë

Mediale Vip

La Amerikën për “Hyrremin”! Ja cili është partneri misterioz i aktores që do ta bëjë nënë për herë të dytë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:07
Meryem Uzerli

“Sulltanesha Hyrrem”, emri i vërtetë i së cilës është Meryem Uzerli, u bë e njohur për publikun shqiptar në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm”.

Aktorja gjermane së fundmi surprizoi fansat me lajmin e bukur që do të bëhet nënë për herë të dytë, pasi është në pritje të ëmbël.

Gjatë një interviste, bukuroshja zbuloi se do të sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas vogëlushes së parë, e cila tashmë është 7 vjeç dhe quhet Lara.

Por, kush është partneri misterioz që do ta bëjë nënë për herë të dytë?

Edhe pse e ka ruajtur jetën e saj private, së fundmi aktorja ka vendosur të flasë në një intervistë.

Ajo zbuloi se partneri është amerikan dhe është zhvendosur në Gjermani për të jetuar me të dhe vajzën e saj.

“Nuk jam vetëm. Kam dikë special në jetën time. Ai është amerikan. U zhvendos në Gjermani për mua dhe Laran”- rrëfeu Meryem.

Ajo sqaroi se mashkulli që i ka vjedhur zemrën nuk e dinte që aktorja ishte e famshme në Turqi, ndërsa këtë detaj e mësoi më vonë.

E pyetur nëse ndihet gati të martohet, “Hyrrem” u përgjigj:

“Jemi në vitin e koronës. Nuk kam ëndërruar një dasmë me maska. Të shohim ç’do ndodhë”.

Foshnja e saj do të vijë në jetë në muajin janar, ndërsa aktorja ka rrëfyer më herët se Lara dëshironte prej kohësh një motër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat