Demi Lovato zemërohet nga sjellja e Max Ehrich pas ndarjes

Mediale Vip

Demi Lovato zemërohet nga sjellja e Max Ehrich pas ndarjes

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:32
Demi Lovato dhe Mx Ehrich

Demi Lovato ndihet e zemëruar nga sjelljet e ish-partnerit.

Ehrich ka pohuar se ai e mësoi përmes shtypit se fejesës së tij iu dha fund, shkruan Fax News.

Demi Lovato nuk e pëlqen mënyrën se si Max Ehrich po e trajton rastin e ndarjes së tyre.

Dyshja thuhet se kanë filluar lidhjen në mars dhe u fejuan në korrik. Javën e kaluar, Fox News konfirmoi se fejesa e tyre kishte përfunduar.

Që atëherë, Ehrich, 29 vjeç, ka pohuar në Instagram se Lovato, 28 vjeçe, nuk e informoi atë për ndarjen, por që ai e mësoi lajmin nga një tabloid.

Ai e ndoqi atë pretendim me disa postime në rrjetet sociale, për “E! News”, duke sugjeruar se ai ishte “ngacmuar” nga fansat e saj.

Një burim tha se Ehrich po gënjen se si e zbuloi lajmin për ndarje, ngase Demi e informoi atë para se lajmi të bënte jehonë në medie.

“Demi nuk dëshiron asnjë kontakt me Max në këtë pikë,” tha burimi. “Ajo është plotësisht në siklet nga mënyra se si ai po vepron dhe po vë marrëdhëniet e tyre në shpërthim përmes rrjeteve sociale. Ajo nuk dëshiron të ketë asgjë të bëjë me të.” 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat