Olti Xhezo dhe bashkëshortja e tij Elona Varfi janë bërë prindër për herë të parë.
Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë një javë më parë. Lajmi u bukur u zbulua nga Elona Varfi, e cila publikoi foton e ëmbël me vajzën në krahë por nuk i zbuloi emrin.
“Rrezja ime e dritës, engjëll i zgjedhur nga Zotit për të më ndriçuar jetën, 1 javëshe,”- shkroi ajo krahas imazhit.
Elona Varfi ka ndarë me ndjekësit herë pas herë foto gjatë shtatzënisë së saj, ku ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur.
Ndërkohë misteri i parë shqiptar prej shumë vitesh qëndron larg jetës publike.
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ai u fotografua nga paparazi i Panoramaplus në Tiranë, nën shoqërinë e këngëtarit të njohur, Land Hysit.