Reagimi i Georginës pasi Ronaldo rezultoi pozitiv me COVID-19

Mediale Vip

Reagimi i Georginës pasi Ronaldo rezultoi pozitiv me COVID-19

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 17:01
Georgina dhe Ronaldo

Georgina ia publikoi një foto Ronaldos, i cili është vetizoluar pasi doli pozitiv në testin për COVID-19.

Futbollisti i njohur portugez, Cristiano Ronaldo ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar Kombëtarja e Portugalisë, e cila në njoftim tha se Ronaldo është mirë dhe po qëndron në vetizolim.

Pas kësaj, ka reaguar partnerja e futbollistit, Georgina, e cila publikoi një fotografi duke bashkëbiseduar me futbollistin, i cili aktualisht është larg saj.

“Ti je inspirimi im”, është mbishkrimi që Georgina ia la fotografisë së Ronaldos, i cili dukej se është mirë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat