Rihanna apelon tek amerikanët të dalin për votime

Mediale Vip

Rihanna apelon tek amerikanët të dalin për votime

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:10
Rihanna

Edhe Rihanna ka një thirrje për qytetarët amerikanë.

Rihanna është një nga të shumtët emra të njohur, e cila e shfrytëzoi influencën e saj në rrjete sociale, për të bërë thirrje për të votuar.

Përmes një postimi, këngëtarja tha se nuk e di nëse është e duhur ta thotë atë, por ua rikujton fansave se javën e ardhshme zgjedhet presidenti i ri i SHBA-ve.

“Nuk e di kujt i nevojitet ta dëgjojë këtë por… Presidenti i ardhshëm i Amerikës zgjedhet në 7 ditë… A keni votuar ende”, janë fjalët e saj.

Kujtojmë se Rihanna ka kohë që nuk është aktive në muzikë, por është përqendruar në biznes. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat