26-vjetori i lindjes e gjeti Fatmën me surprizën më të bukur në zyrë!

Mediale Vip

26-vjetori i lindjes e gjeti Fatmën me surprizën më të bukur në zyrë!

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:42
Fatma Methasani

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Fatma Methasani, është sot vajza e ditëlindjes.

Ajo ka lindur më 28 tetor të vitit 1994 dhe sot ka mbushur 26 vjeç.

Kjo ditëlindje e ka gjetur të bekuar me dashurinë e jetës së saj pranë, Alfio Rrotanin, si dhe djalin e tyre të vogël, Noah.

Madje, Alfio i bëri asaj urimin më të ëmbël për ditëlindje duke shkruar:

“Dikur mendoja qe dashuria ishte thjesht nje enderr, derisa u dashurova me ty!
gezofsh dhe 100 ditlindje te lumtura djelli i shpirtit tone!”

Për më tepër, sot Fatma është pritur në zyrë me një mini-festë nga kolegët e saj, të cilët kanë arritur ta bëjnë akoma më të lumtur.

“Edhe 100 Fatma”- shkruhej në tortën e ditëlindjes, krahas së cilës qëndronte një buqetë me tulipanë dhe një tufë me tollumbace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat