Heronj në jetën reale, personazhe të famshëm që kanë shpëtuar jetë

Mediale Vip

Heronj në jetën reale, personazhe të famshëm që kanë shpëtuar jetë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 08:41
Ilustrim

Disa prej yjeve të Hollywood-it të përmendur më poshtë bëjnë heroin në ekranin e madh dhe të vogël, por bujaria e tyre është vënë në provë edhe në jetën e vërtetë.

Leonardo di Caprio është një nga ata. Ai ka ndihmuar në shpëtimin e jetës së një burri që ka rënë në det në Karaibe.

Më 30 dhjetor të 2019-ës, Di Caprio ka qenë në bordin e një varke që ka lokalizuar një francez që ka qenë i humbur në det për 11 orë afër ishullit të St. Barts.

Burri kishte rënë nga një anije turistësh. Me sa duket aktori ka pranuar menjëherë që të shkonte menjëherë në ndihmë të burrit me varkën e tij.

Danny Trejo

Më 7 gusht, 2019, aktori i Machete ka shpëtuar një foshnje që kishte ngecur në ndenjësen e një makine në Los Angeles. Dy makina ishin përplasur, me njërën që është kthyer përmbys.

Me ndihmën e një kalimtari, Trejo ka qenë në gjendje ta nxjerrë foshnjën nga ndenjësja dhe ta largojë nga makina duke i shpëtuar jetën.

Jamie Foxx

Në 2016-ën, Foxx ka treguar se është një hero edhe në jetën  e vërtetë kur ka nxjerrë një burrë nga një makinë që kishte marrë zjarr. Viktima kishte humbur kontrollin e makinës dhe kishte rënë në një kanal, me mjetin që kishte marrë flakë.

Tom Cruise

Nuk duhet të jetë një surpriza që Tom Cruise është një hero në ekranin e madh dhe në jetën e përditshme. Kur ai ka parë një makinë të shkaktojë një aksident dhe të largohet nga vendngjarja, ai ka paguar faturën mijëra dollarëshe spitalore të viktimës.

Jennifer Lawrence

Fituesja e çmimit Oscar ka njoftuar policinë një herë pasi ka parë një vajzë që ka rënë pa ndjenja afër shtëpisë së saj. Ajo e ka ndihmuar vajzën e re deri në momentin e mbërritjes së ambulancës.

Mila Kunis

Aktorja e njohur i ka shpëtuar jetën një burri që po punonte në shtëpinë saj kur ai është ndier keq. Ajo ka njoftuar ambulancën dhe ka qëndruar me të deri në momentin që ka ardhur ndihma e shpejtë.

Prince Harry

Prince Harry ka mësuar disa gjëra nga koha e tij në ushtri. Atij është dashur të përdorë aftësitë e mësuara atje kur gjatë një ndeshje polo një lojtar i ekipit kundërshtar humbi ndjenjat pas një përplasjeje me disa kalorës të tjerë. Princi e ka kthyer në një pozicion të sigurt deri në momentin që burri është bërë përsëri i ndërgjegjshëm.

Rihanna

RiRi ka shpëtuar shumë jetë duke përdorur platformat e saj në rrjetet sociale për të publikuar histori të fëmijëve në nevojë për një transplant të palcës kurrizore, duke përfshirë edhe një vajzë pesëvjeçare nga New York City.

Sofía Vergara

Ylli i Modern Family ka nxituar të shpëtojë një grua që ka rënë pa ndjenja jashtë një klubi nate në Las Vegas natën e Vitit të Ri në 2012-ën. Ajo ka kontrolluar pulsin e saj dhe ka pritur deri në momentin që ka mbërritur ambulanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat