Nepsi i shtatzënisë, Afërdita Dreshaj zbulon ‘dietën’ që po ndjek në pritjen e ëmbël

Mediale Vip

Nepsi i shtatzënisë, Afërdita Dreshaj zbulon ‘dietën’ që po ndjek në pritjen e ëmbël

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 06:41
Afërdita Dreshaj

Edhe pse është në muajin e pestë të shtatzënisë, të gjithë fansat e Afërdita Dreshajt nuk po arrijnë dot ta besojnë pritjen e ëmbël të modeles së njohur. “Ku e ke barkun?”, “Je vërtet shtatzënë?” janë pyetje që shoqërojnë pothuaj çdo foto të re të Afërditës në Instagram. Gjithsesi, duket se ajo dhe bashkëshorti Jakub Kindl po e shijojnë këtë periudhë të pritjes së ëmbël, madje kanë nisur edhe përgatitjet.

Megjithatë, ushqimi mbetet një nga gjërat më të rëndësishme gjatë këtyre muajve. Me sa duket, edhe këtë pjesë, Afërdita po e shijon siç do.

Në një postim të fundit, modelja ka treguar se ëmbëlsirat janë ato që i pëlqejnë këto kohë, madje, e ndier në faj, ajo thotë se nuk është dëshira e saj për t’i ngrënë, por e bebit.

Në Instastory, Afërdita ka ndarë një video të një kutie plot me “donuts”, në të cilën shkruan: “Bebi i kërkoi”.

Vërtet? Nga sa duket, djali ka filluar t’i ngjajë që tani së ëmës… Nga shijet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat