3 vite pas martesës, aktorja e njohur turke ndahet nga bashkëshorti

Mediale Vip

3 vite pas martesës, aktorja e njohur turke ndahet nga bashkëshorti

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 10:22
Nilay Deniz dhe Erçin Karabulut

Aktorja turke Nilay Deniz i ka dhënë fund martesës me Erçin Karabulut pas 3 vitesh bashkë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke të cilat shkruajnë se aktorja dhe bashkëshorti i saj nuk jetojnë më bashkë. Dyshimet se çifti janë ndarë nisën nga veprimet e fundit të Nilay.

Ajo fshiu të gjitha fotot me bashkëshortin, e hoqi nga rrjetet sociale dhe fshiu mbiemrin e tij duke lënë vetëm Deniz. Nilay dhe Erçin u martuan në vitin 2017. Nuk dihet ende arsyeja që e çoi dyshen drejt këtij vendimi për t’u ndarë dhe as aktorja nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike pas lajmeve.

Nilay Deniz është shumë e njohur nga roli i saj në serialin “Ask Yeniden”. Së fundmi ajo ishte pjesë e serialit më të ri “Çati Kati Ask”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat