Klajdi Haruni sapo na prezantoi me të dashurën!

Mediale Vip

Klajdi Haruni sapo na prezantoi me të dashurën!

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 07:48
Klajdi Haruni

Këngëtari i njohur i “Threedots”, Klajdi Haruni, ka treguar mbrëmjen e sotme se ka dikë në krahë.

Madje, ai nuk e ka kursyer një pozë në Instagram me të dashurën e zemrës, me të cilën ka shëtitur sot në natyrë dhe ka shijuar bukuritë e vendit.

Këngëtari ka publikuar një foto të çiftit nga larg dhe pranë tij shfaqet edhe një femër, mirëpo është e pamundur të dallosh portretin e saj.

Klajdi nuk e ka etiketuar në foto personin në fjalë, por ka vizatuar një zemër të bardhë krahas postimit, duke na bërë të gjithëve kuriozë.

Klajdi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por para pak kohësh la të kuptohej se zemra e tij ishte e zënë.

Image
Insta

I ftuar bashkë me Brunon në “Klanifornia”, Klajdi pranoi publikisht se i rreh zemra për një vajzë dhe me sa duket, gjërat qenkan serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat