E akuzuan që ka përdorur shumë photoshop në foton e fundit, Dojna ka një përgjigje për këtë gjë

Mediale Vip

E akuzuan që ka përdorur shumë photoshop në foton e fundit, Dojna ka një përgjigje për këtë gjë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 01:04
Dojna Meta

Dojna Meta është njëra ndër prezantueset më të veçanta në Shqipëri, kjo për shkak stilit të saj, emisioneve të ndryshme qe ajo ka prezantuar e që kanë qënë shumë të pëlqyera nga publiku e shumëçka tjetër që e karakterizon atë.

Rrjetet sociale përveçse kanë drejtuar vëmendjen nga fotot dhe dukja perfekte, kanë sjell edhe një fenomen shqetësues siç është photoshopi. Përdorimi i photoshop-it në mënyrë të ekzagjeruar është bërë shqetësues, kjo gjë ka shqetesuar edhe moderatoren.

Ajo së fundmi ka postuar një foto në llogarinë e saj në instagram, dhe është gjykuar shumë se ajo ka përdorur photoshop.

Një ndekës i saj i kishte shkruajtur një koment duke i thënë: “Too much photoshop”

Ndërkaq as Dojna nuk e ka lënë me kaq, ajo ka një përgjigje epike lidhur me këtë gjë:

“Me thënë të drejtën akulloren e kam zbardh një çik kurse për fytyrën, e kanë shkrirë gjithë pasionin atë natë mami dhe babi, s’lanë vend për photoshop. Sa për të qenë të drejtë domethënë!”, ka përfunduar moderatorja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat