Ndryshe nga të tjerët, Bes Kallaku organizon festë të pazakontë për ditëlindje

Mediale Vip

Ndryshe nga të tjerët, Bes Kallaku organizon festë të pazakontë për ditëlindje

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 21:13
Bes Kallaku

Bes Kallaku organizoi ndejë unike për ditëlindjen e 35-të.

Bes Kallaku sot feston ditëlindjen e 35-të e me këtë rast nuk kishin si të mungonin befasitë.

Aktori ka zgjedhur që për ditëlindje të bëjë festë me motive të fshatit, për dallim prej të tjerëve që zgjedhin diçka krejtësisht ndryshe.

Në rrjete sociale janë publikuar disa fotografi, në të cilat shihen edhe Xhensila dhe Ajka e vogël, të lumtura pranë tij.

Ashtu sikurse ishte rregulluar ambienti, edhe Besi, Xhensila e Ajka e vogël iu përshtatën me veshje.

Përmes një postimi të gjatë, Besi gjatë ditës së sotme ka falënderuar të gjithë për urimet, ku nuk munguan as fjalët për fshatarët e Bubqit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat