Festoi ditëlindjen, policia gjobit Bes Kallakun dhe 30 të ftuarit

Mediale Vip

Festoi ditëlindjen, policia gjobit Bes Kallakun dhe 30 të ftuarit

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 14:15
Bes Kallaku

Administratori i lokali ku festoi ditëlindjen aktori i njohur Bes Kallaku është gjobitur me një shumë të majme prej 1 mln lekësh.

Policia e Tiranës sqaron se dy ditë më parë, Kallaku kishte organizuar festën në fshatin Laknas në rrethinat e Tiranës, ku kishte ftuar 30 persona.

Përveç organizatorit, policia thotë se ka identifikuar nëpërmjet pamjeve të karremave të gjithë pjesëmarrësit dhe do t’i gjobisë një për një.

Në këtë festë ishte i ftuar dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, përveç personazheve të tjera të njohur.

Policia sqaron gjithashtu se ka marrë masa edhe për gjashtë punonjës policie duke i pezulluar nga detyra.

Njoftimi

Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.

Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë .

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat