Drake shpreh publikisht pakënaqësinë e tij ndaj çmimeve “Grammy”

Mediale Vip

Drake shpreh publikisht pakënaqësinë e tij ndaj çmimeve “Grammy”

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:04
Drake

Dy netë më parë, “Grammys” shpalli nominimet në të gjitha kategoritë dhe Dua Lipa dominoi së bashku me Taylor Swift dhe Beyonce me 6 të tilla.

Në një postim të gjatë në Instastory, Drake tregon ndër të tjera se ka pritur që ndarja e çmimeve “Grammy” të ndryshojë, por në fakt ka kuptuar se s’ka për të ndryshuar kurrë.

“Mendoj se duhet tëa ndalojmë veten të habitemi çdo vit për këtë shkëputje mes muzikës me ndikim dhe këtyre çmimeve dhe të pranojmë që ajo çfarë ishte më parë forma më e lartë e njohjes, të mos ketë rëndësi për artistët që ekzistojnë tani dhe ata që do të vijnë më pas. Është pak a shumë si një i afërm për të cilin ti pret që të ndryshojë, por ai nuk përmirësohet.”- ka shkruar ndër të tjera reperi.

Më pas, ai ka etiketuar në një tjetër postim edhe disa emra artistësh që medoi se u injoruan gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Lil Baby, PartyNextDoor, Popcaan Pop Smoke dhe Nicki Minaj ishin disa prej emrave të tij.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat