Debat i ‘zjarrtë’ mes Anës dhe Melisës: ‘Nuk ta ka fajin dashnorja se burri të ikën nga krevati’

Mediale Vip

Debat i ‘zjarrtë’ mes Anës dhe Melisës: ‘Nuk ta ka fajin dashnorja se burri të ikën nga krevati’

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 11:23
Ana dhe Melisa

“Për’puthen” u shoqërua me debatë të ashpra ditën e djeshme mes dy vajzave që po luftojnë për dashurinë e Fatjonit: Anës dhe Melisës.

Ana u shpreh sërish se Fatjoni e sheh Melisën thjesht si objekt seksi dhe se ajo ka shitur veten keq.

Melisa iu kundërpërgjigj menjëherë duke i thënë se gabimin duhet ta kërkojë tek Fatjoni dhe jo tek ajo që ndërhyri mes tyre.

“Tradhton burri gruan dhe e ka fajin dashnorja, avash e ka fajin burri se ai iku nga krevati”, u shpreh Melisa, diçka që nxiti akoma më shumë debat në studio.

Ana e pyeti më pas nëse Melisa po luan edhe vetë rolin e dashnores, sepse deklarata që bëri ishte shumë e fortë.

Ana u shpreh se priste që të paktën Melisa të respektonte faktin që ajo ishte shprehur që në fillim se kishte një pëlqim ndaj Fatjonit dhe që mes tyre po lindte diçka.

Mirëpo menjëherë ndërhyri opinionisti Arjan Konomi, i cili tha se as Melisa dhe asnjë vajzë nuk ka ardhur në program për të respektuar dëshirat e njërës apo tjetrës.

“Po e akuzoni pa të drejtë Melisën këtu. Ajo nuk ka ardhur për t’ju respektuar juve, po për të respketuar dëshirat e saj. Edhe nëse ka provokuar, mirë ka bërë se ka luftuar për atë që do”, u shpreh Arjani.

Ndërkohë në përfundim të spektaklit pati një përballje mes Anës dhe Fatjonit. Të dy ata thanë gjithçka që nuk kishin mundur t’i thoshin njëri-tjetrit gjatë kësaj kohe që raportet janë ftohur mes tyre. Ndërsa Melisa zgjodhi që në takimin e radhës të dalë me Andin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat