Sara Hoxha flet për emrin e vajzës dhe zgjedhja na kujtoi Kim Kardashian

Mediale Vip

Sara Hoxha flet për emrin e vajzës dhe zgjedhja na kujtoi Kim Kardashian

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 06:44
Sara Hoxha/ Ledri Vula

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Ndërkohë Sara duket se po i kalon këto kohë duke i bërë rrengje Ledrit, teksa ai është me zemër në dorë.

Veç pyetjes “Kur do lindësh”, një tjetër pyetje që i bëjnë më shpesh Sarës lidhet me emrin që kanë zgjedhur për bebushen. Por duket se çifti i njohur ende nuk e ka gjetur si do ta quajnë të bijën. E pyetur nga një ndjekës\e si do ta quajnë vajzën, Sara është përgjigjur:

“Sinqerisht nuk e kemi vendosr ende. Është një vendim që do ta marrim kur të shohim fytyrën e saj.”

Një zgjedhje shumë interesante që na kujtoi Kim Kardashian, e cila para se të bëhej nënë për herë të katërt rrëfeu se zakonisht i lë fëmjët pa emër për 3-4 ditë derisa kupton se cili emër u shkon.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat