Pas një pauze të gjatë, Vesa Luma konfirmon se po vjen me projekte të reja muzikore

Mediale Vip

Pas një pauze të gjatë, Vesa Luma konfirmon se po vjen me projekte të reja muzikore

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Vesa Luma

Vesa së shpejti publikon këngë të reja.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, dikur ishte shumë aktive.

Miro pasi u martua dhe u bë nënë, ajo me gjithë familjen u zhvendosën në Zelandë të Re atje ku po jetojnë dhe veprojnë.

Sigurisht se përkushtimi maksimum në familje i ka ndihmuar shumë Vesës, por asaj si edhe fansave si duket po u mungon edhe koha kur punonte për këngë të reja dhe Vesa e ka ndërmend të rikthehet.

Derisa u tregua e hapur në Instagram, dikush prej ndjekësve e pyeti Vesën nëse po punon për ndonjë këngë të re dhe sigurisht se nuk ka munguar përgjigja e saj.

Vesa Luma tregoi se nuk ka të bëjë vet me një këngë por më shumë dhe se kësaj radhe po ua lë surprizë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat