Çfarë mendon familja mbretërore për serialin ‘The Crown’?

Mediale Vip

Çfarë mendon familja mbretërore për serialin ‘The Crown’?

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:01
Princeshë Diana

Aktualisht, seriali “The Crown”, është një nga serialet më të ndjekur në Netflix.

Në thelb, seriali përveç se argëtues, tregon dhe disa të vërteta që në fakt, mbase familja mbretërore nuk i pëlqen t'i shikojë.

Por, si ndihet familja mbretërore dhe a e kanë parë ata serialin?

Sipas revistës “Hello”, Eugenie, mbesa e Mbretëreshës, ka thënë se ka ndjekur disa episode dhe i ka pëlqyer. 'Është filmuar bukur. Muzika është e mrekullueshme dhe historia shumë e bukur. Ndihem krenare që e shoh', ka thënë Eugenie.

Madje, me sa duket, Mbretëresha e pëlqen shumë serialin “The Crown”, pasi gjatë një feste, Eugenie u dëgjua të thotë: “Gjyshja ime e ndjek dhe e pëlqen shumë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat