“Të ka shkuar mendja të ngacmosh Borën?”

Mediale Vip

“Të ka shkuar mendja të ngacmosh Borën?”

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:35
Bora Zemani, Arjon Luli

Konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, ka tërhequr jo rrallë vëmendjen me deklaratat e tij të herëpashershme në rrjete sociale.

Disa ditë më parë, ai deklaroi se së bashku me Shqipen, konkurrente e pezulluar të “Për’puthen”, do të nxirrte të palarat tronditëse të emisionit.

Deri tani asgjë s’ka ndodhur, ndërsa vëmendja është kthyer sërish nga Arjoni për një tjetër deklaratë.

Teksa zhvillonte në mini-intervistë me ndjekësit e tij në Instagram, një ndjekës e ka pyetur Arjonin nëse ka menduar ndonjëherë të ngacmojë moderatoren e emisionit, Bora Zemanin.

Konkurrenti ka publikuar një foto të Borës teksa është përgjigjur:

“Si me ta thënë”, ndërsa është penduar më pas dhe i ka fshirë pyetjen dhe përgjigjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat