Korab Shaqiri prek me fjalët dedikuar të atit në 60-vjetorin e lindjes

Mediale Vip

Korab Shaqiri prek me fjalët dedikuar të atit në 60-vjetorin e lindjes

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:44
Korab Shaqiri dhe Ilir Shaqiri

Sot është ditë e veçantë për këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Ilir Shaqiri.

Kjo pasi feston ditëlindjen dhe ka mbushur 60-vite jetë.

Në mesin e shumë urimeve, nuk ka pasur se si të mungojë ai i djalit të tij Korabit.

Këngëtari Korab Shaqiri ka prekur me fjalët dedikuar të atit me rastin e ditëlindjes së 60-të.

“I dashur baba, Sot është një ditë e shkëlqyer. E di që ti nuk je vërtet i dhënë mbas festave dhe nuk i do spektaklet, por jam shumë i lumtur të shkruaj në këtë ditë. Ditëlindja e heroit të jetës sime është sot dhe ti je heroi im Babë! E tëra që jam sot është ajo që më ke mësuar gjatë gjithë këtyre viteve. Të gjithë i lavdërojnë nënat e tyre për veprat e tyre të mira, unë jam një përjashtim. Për mua, nuk është vetëm mami por je edhe ti. Mësimet që më mësove për sjellje dhe disiplina të mira më kanë ndihmuar të shkëlqej si një student i mirë në shkollë dhe artist i shëndritshëm në skenë. Ti je mentori im dhe askush nuk mund të t’zëvendësojë. Për të gjitha bekimet që më ke bërë, unë të premtoj se do t’vazhdoj të bëhem një person i shkëlqyeshëm. Do të të bëj të ndihesh krenar çdo ditë. Ky premtim do të ishte dhurata më e mirë që mund të bëj në ditëlindjen tënde! Dhe, unë mezi pres të të shoh sot dhe të të uroj edhe ! Gëzuar Ditëlindjen Babi im! Me gjithë dashurinë dhe respektin tim, URIME, 60 TË ARTA! Biri yt,Korabi”, ka shkruar Korabi pranë postimit të fotos, dedikim ky me të cilin emocionoi të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat