Mamaja e Rita Orës fotografohet duke dalë e zemëruar nga shtëpia – fansat dyshojnë se i ka bërtitur Ritës për gabimin e saj të fundit

Mediale Vip

Mamaja e Rita Orës fotografohet duke dalë e zemëruar nga shtëpia – fansat dyshojnë se i ka bërtitur Ritës për gabimin e saj të fundit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:51
Vera Sahatçiu

Vera Sahatçiu, 56 vjeçe, u pa e zemëruar jashtë shtëpisë së Ritës në Londrën Perëndimore, duke i bërë vëzhguesit të dyshonin se ajo i kishte dhënë Ritës një vërejtje të ashpër për ditëlindjen ilegale që ajo organizoi në 30-vjetorin e saj të lindjes.

Rita hodhi poshtë paturpësisht kufizimet për të organizuar një mbrëmje luksoze të shtunën në mbrëmje një javë më parë në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill, në Londër, shkruan The Sun.

Miqtë e saj që përfshinin rreth 30 të ftuar, duke përfshirë modelet Cara dhe Poppy Delevingne, – u zbuluan në The Sun të hënën, duke e shtyrë atë të kërkonte falje.

Image

Por ajo mund të ketë pasur detyrime edhe në shtëpi duke u detyruar t’i shpjegohet për gabimin e bërë mamjasë së saj psikiatre Vera.

Një shikues që pa Verën të largohej tha: “Ajo dukej shumë e thellë në mendime dhe pak e zemëruar. Ajo kishte një shprehje shumë të ashpër të fytyrës, sikur të ishin shkëmbyer disa fjalë serioze”.

“Është e ditur që Rita jeton atje dhe unë pyesja veten nëse nëna e saj i kishte dhënë asaj një bisedë për atë që ajo kishte bërë”, tha më tej paparaci që fotografoi mamanë e artistes duek dalë nga shtëpia e familjes Sahatçiu.

Image

Fansat akuzuan Ritën për “sjellje të turpshme” në rrjetet sociale. Ajo tha se i vinte shumë keq dhe ofroi të paguante një gjobë prej 10,000 funtesh si dënim për atë që kishte bërë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat