Jo vetëm Dua Lipa, edhe Ava Max fiton çmim në eventin e rëndësishëm LOS40 Music Awards 2020

Mediale Vip

Jo vetëm Dua Lipa, edhe Ava Max fiton çmim në eventin e rëndësishëm LOS40 Music Awards 2020

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:35
Dua Lipa dhe Ava Max

Artistja Dua Lipa nuk është shqiptarja e vetme që është shopërblyer me çmime në atë që njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Spanjë.

Teksa Lipa mori me vete dy kupa në shtëpi nga LOS40 Music Awards, edhe shqiptarja tjetër e famshme, Ava Max, ka arritur të marrë një çmim.

Ava Max është shpërblyer në këtë mbrëmje me çmimin “Klipi më i mirë” për kategorinë kombëtare, respektivisht kategorinë spanjolle në këtë rast.

Ajo arriti të fitojë për klipin e saj “Tabu”, në bashkëpunim me artistin e famshëm latin Pablo Alboran.

Dyshja në fjalë kanë lënë prapa klipet “La mentira” nga Dani Martín, “4 besos” nga Lola Índigo, Raw Alejandro dhe Lalo Ebratt, “Mariposa” nga Pablo López dhe “Enemigos” nga Aitana dhe Reik.

Ndërkohë, Dua Lipa u shpërblye në kategorinë e çmimeve ndërkombëtare, me çmimet “Artistja më e mirë internacionale” dhe “Albumi më i mirë internacional” për albumin “Future Nostalgia”.

Ndryshua nga Dua e cila ishte prezente virtualisht për të pranuar çmimet, këngëtarja nga Shqipëria nuk u paraqit virtualisht për të marrë çmimin që ajo dhe Pablo fituan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat