Pas ndarjeve të shkurtra, Bora Zemani dhe Donald Veshaj e çojnë lidhjen në tjetër nivel

Mediale Vip

Pas ndarjeve të shkurtra, Bora Zemani dhe Donald Veshaj e çojnë lidhjen në tjetër nivel

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:12
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Donald Veshaj di si ta bëjë të lumtur Bora Zemanin dhe së fundmi ka realizuar një portret shumë të bukur të moderatores.

Aktori ka postuar një video ku shfaq procesin e realizimit të këtij projekti duke i bërë edhe një dedikim partneres.

“Për ty Bora”, shkruan Donaldi krah surprizës që çdo vajzë do ta donte.

Image

Përpos deklaratave të dashurisë që i bëjnë njëri-tjetrit në jetën e përditshme, për Borën e Donaldin ka vend edhe për ta shprehur dashurinë në rrjet.

E në këtë rast ra në sy komenti i Borës: “Të duaaaa”. Dhe Donaldi që ia ktheu: “Unë më shuuuumë”.

Kujtojmë që çifti janë bashkë prej më shumë se një viti dhe ndonëse në fillim preferuan ta ruanin larg publikut lidhjen e tyre, tanimë nuk i kursejnë deklaratat e dashurisë.

Gjatë kësaj periudhe ata kanë pasur ndarje të shkurtra, por që i kanë superuar duke e kaluar lidhjen në tjetër nivel. Javën e kaluar moderatorja e ‘Për’puthen” u bë qendër e lajmeve rozë dhe postimeve në “Instagram”.

Shkak për të këtë u bënë disa biseda, ku sipas komentuesëve të ndryshëm, Bora i ka kërkuar një personi të saj të njohur të mbyllë një profil në “Instagram”.

Në “screenshoot”-et e postuara, Zemani shprehet se personi në fjalë po i prish punë produksionit të “Për’puthen” duke zbuluar të shkuarën e konkurrentëve.

Mirëpo, në një reagim në “Instagram”, Bora ka treguar se e gjitha kjo është manipulim dhe mesazhet janë false.

Image

“Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në ‘Insta’ që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë”, shkruan Zemani. “E kuptoj qëllimin se doni “followers” edhe ju të shkretët, ndaj nuk po ju bëj tag se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi. Një gjë është e sigurt: Nuk do të harxhoja kohë të mbyllja faqe injorantesh. Mjaftohem me një bllok që i bëj nga profili im për të mos më dalë përpara syve. (Jo këto faqe që as që e dija se ekzistonin) injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale. Kështu që bëni qejf në llumin që jeni”.

Këtë sezon televiziv Bora Zemanin e shohim në drejtimin e “Për’puthen” në “Top Channel”, ndërkohë që së fundmi u rikonfirmua romanca me Donald Veshajn, i cili po ashtu, përmendjes në mesazhet private të “Instagram”-it, të cilat ajo mohoi të ishin të sajat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat