Aubrey Plaza zbulon se Kristen Stewart ishte infektuar me Covid-19 gjatë xhirimeve të “Happiest Season”

Mediale Vip

Aubrey Plaza zbulon se Kristen Stewart ishte infektuar me Covid-19 gjatë xhirimeve të “Happiest Season”

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:24
Aubrey Plaza dhe Kristen Stewart

Aubrey Plaza ka zbuluar se Kristen Stewart ka infektuar stafin me Covid-19.

Gjatë një interviste me Stephen Colbert, aktorja e njohur Aubrey Plaza ka zbuluar “sekretin” e koleges së saj, Kristen Stewart, shkruan ET Onlinde.

Aktorja tregoi se Kristen ishte me koronavirus teksa xhironin filmin me tematikë festash “Happiest Season”, në Pittsburgh në muajin shkurt.

Aubrey shpjegoi se atë kohë virusi nuk ishte marrë ende aq seriozisht dhe askush s’e kishte kuptuar rrezikun e tij.

“COVID-19 ishte në setin tonë dhe nuk e dinim. Kristen ishte sëmur. Shumë njerëz nga stafi u sëmurën. Ishte java e fundit e shkurtit. Ishtë një kohë kur njerëzit flisnin për koronavirusin edhe duke qeshur. Nuk e kuptonin sa i rrezikshëm ishte. Sa serioze ishte situata. Unë falë Zotit nuk u preka”, ka thënë Plaza.

Ndërkohë, Stewart s’ka folur asnjëherë për faktin që është infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat