Fiori dhe Rozana me Covid-19, ja dyshja që i zëvendëson në emision

Mediale Vip

Fiori dhe Rozana me Covid-19, ja dyshja që i zëvendëson në emision

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:08
Fiori Dardha dhe Rozana Radi

Pas infektimit të autores dhe prezantueses së emisionit “BOOM”  Fiori Dardha, Covid-19 nuk i shpëtoi dhe bashkëprezantuesja Rozana Radi e cila është vetëkarantinuar në banesë.

Këtë të hënë, emisioni “BOOM” në Rtv Ora erdhi me një dyshe të re.

Përkrah Erion Korinit që zëvendësoi Dardhën u shfaq Rudina Dembacaj në vend të Radit.

Dembacaj sapo mbylli një projekt, spektaklin “Dy Botë”, të cilin e ndau me dy bashkëprezantuese, fillimisht me Xhesi Muçaj, për ta mbyllur me Xhensila Peren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat