Ky është viti i Sokol Gugës; Sjell në Shqipëri Ornella Muti-n

Mediale Vip

Ky është viti i Sokol Gugës; Sjell në Shqipëri Ornella Muti-n

Nga: Maksim Gjokaj Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:34
Sokol Guga dhe Ornella Muti

Në 25 dhjetor do të jetë mbrëmja e Spektaklit më të madh dhe të ndjekur “Krishtlindje në Tiranë” . Ky do të jetë sezoni i 6-të, i cili edhe pas një krizë të fortë morale ashtu dhe ekonomike të krijuar nga COVID-19 nuk do na mungojë as këtë fundvit.

Sokol Guga, producenti i spektaklit më energjik dhe solar premton shumë gjatë këtij sezoni, kjo falë përkushtimit dhe pasionit që ka në fushën e televizionit dhe show-t. Këtë herë në “Krishtlindje në Tiranë” do të ketë surpriza dhe të ftuar speciale, si shqiptare po ashtu dhe të huaj. Sokoli e ka sjell këtë spektakël ndryshe nga herë e tjera do jetë në bashkëmoderim me këngëtaren e njohur Manjola Nallbani.

Të ftuar do jenë artistët e skenave të mëdha Marsela Cibukaj, Rosela Gjylbegu, Eranda Libohova etj. Por ajo që e fortë dhe e madhe në këtë edicion dhe në ekranet shqiptare, do të jetë një e ftuar speciale italiane dhe shumë e dashur, e madhje Ornella Muti. Përveç saj do jetë edhe popstari italian Alex Palmieri.

Për më tepër detaje të miqve italianë por dhe të të ftuarve të tjerë shqiptarë për këtë sezon në Krishtlindje në Tiranë nga artisti i madh Sokol Guga do i zbulojmë në 25 dhjetor, në Klan plus HD. Ky vit edhe pse i vështirë mund të konsiderohet lehtësisht si viti i Sokol Gugës!BS.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat