Dj Sardi ndryshon mendim për Mozzik!

Mediale Vip

Dj Sardi ndryshon mendim për Mozzik!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:29
Dj Sardi, Mozzik

Në muajin gusht teksa ishte i ftuar në emisionin “Pushime on Top” dhe foli për jetën e natës në periudhë pandemie, Dj Sardi bëri edhe një deklaratë që habiti jo pak publikun shqiptar.

I pyetur nga moderatori i emisionit se cila do të ishte kënga apo këngëtari që s’do të pranonte kurrë të luante gjatë punës së tij si Dj, Sardi tha vetëm një emër: Mozzik.

Ai nuk e shpjegoi më tej arsyen pse nuk preferon të luajë këngët e një prej reperëve më të njohur të momentit, duke na lënë të gjithëve kuriozë.

Madje, Sardi u shpreh se nuk do të luante këngët e tij as nëse do t’ia kërkonte dashuria e tij e jetës, vajza bukuroshe bjonde të cilën na e prezantoi së fundmi në një postim në InstaStory.

Mirëpo sot ai na ka habitur të gjithëve me përgjigjen e tij në “After party-n” e Luanës ku i pyetur se kë do zgjidhte mes Getinjos dhe Mozzik, ai zgjodhi këtë të fundit.

Dukshëm, Sardi nuk deshi të bënte rolin e “diplomatit” duke mos dhënë asnjë përgjigje. Në pyetjet paraardhëse kur u pyet rreth “Ronela Hajatit dhe Dafina Zeqirit” dhe “Jonida Vokshit dhe Nevina Shtyllës”, ai nuk bëri asnjë zgjidhje.

Ndryshe veproi me Mozzik! Të jetë penduar vallë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat