Binjaket i kundërvihen shoqërisë së Suelës dhe Enxhëllit: Do ta shikojmë sa shoqe do jeni

Mediale Vip

Binjaket i kundërvihen shoqërisë së Suelës dhe Enxhëllit: Do ta shikojmë sa shoqe do jeni

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 06:41
Ilustrim

Emisioni i mbrëmshëm i “Love Story” është shoqëruar me emocione të forta, si për vajzat edhe për Saimirin. Ndërkohë me kalimin e javëve po formohen grupet armiqësore dhe miqësore mes konkurrenteve. Ato që kanë qenë “grup” prej fillimit dhe janë distancuar prej të tjerave janë pa dyshim binjaket. Por ç'mendojnë ato për shoqëritë e krijuara mes vajzave?

Në një intervistë për “Daily Love Story” ditën e sotme, Albana komentoi shoqërinë e Suelës me Enxhëllin, të cilat patën edhe takime të gjata me Saimirin.

“Ne e kemi thënë edhe në një intervistë tjetër që shoqëria e tepërt nuk duhet se… mashkulli i përçan shoqet. Ne jemi motra dhe nëse ai afeksionohet me njërën, tjetra do jetë shumë e lumtur. Kurse për shoqet unë nuk mendoj të njëjtën gjë. Kështu që, goca jo aq shumë afrimitet se do e shohim pastaj sa shoqe do jeni”, -u shpreh Silvana.

Ndërsa për sa i përket takimit të saj me Saimirin, Albana tha se duhet të kishe pasur më shumë afrimitet, pasi ishte i distancuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat