Vivien, e zhënjyer nga Enxhëll: U ankua te Saimiri për diçka dhe e bëri vetë më vonë

Mediale Vip

Vivien, e zhënjyer nga Enxhëll: U ankua te Saimiri për diçka dhe e bëri vetë më vonë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:47
Vivien

Pas Flavias ka qenë Vivien ajo që ka komentuar takimin e Enxhëll me Saimirin, duke u shprehur e zhgënjyer nga ajo. Në një prononcim për “Daily Love Story”, Vivien ka thënë se ka shumë konsideratë për Enxhëllin, por ka shprehur haptas mospëlqim për komentet dhe më pas veprimet e saj gjatë takimit.

“Më vjen shumë keq, sepse unë kam goxha konsideratë për Enxhëllin. Më dha një zhgënjim të vogël me këtë gjë”, -u shpreh Vivien, e cila mbështeti mendimin e Flavias, kur tha se Enxhëll thotë gjëra kontradiktore.

“Enxhëll u ankua te Saimiri për pjesën e prekjeve në takimet e tjera, ndërkohë që ne të gjithë e pamë që ata u prekën dhe u kapën goxha bashkë. Mendoj që kjo është vërtet kontradiktore. Kur ankohesh atje në moment se pse prekesh dhe pas 10 minutash ndodh ajo gjë me ty dhe Saimirin, nuk je koherente. Enxhëlli është goxha simpatike, të jep mirësi, por më këtë gjë që unë vura re sot, nuk më pëlqeu edhe aq shumë. Nëse Saimiri nuk e ka problem që ajo u ankua për diçka dhe e bëri vetë, çfarë kuptimi ka që të flasim ne. Por nëse nuk është e drejtë as për atë, duhet ta dijë ai më mirë.”

Ndërsa sa i përket takimit të Saimirit me Suelën, Vivien tha se vetëm se ishte diçka ndryshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat