Këngëtarja e famshme flet për mendimet negative dhe mospëlqimin ndaj vetes: E di, do ta kaloj

Mediale Vip

Këngëtarja e famshme flet për mendimet negative dhe mospëlqimin ndaj vetes: E di, do ta kaloj

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:49
Lizzo

Këngëtarja e famshme Lizzo është duke marrë mesazhe të panumërta pozitive që i përcjellin dashurinë dhe mbështetjen nga fansat. Kjo, menjëherë pasi ajo ndau një video prekëse në TikTok lidhur me faktin që ka pasur mendime negative për veten e saj.

"Erdha në shtëpi dhe mora rrobat e mia për të bërë një dush, dhe menjëherë fillova të kisha të gjitha këto mendime vërtet negative për veten time. Siç e dini, ‘Çfarë nuk është në rregull me mua?’; 'Ndoshta gjithçka, të gjitha gjërat e ulëta që njerëzit thonë për mua janë të vërteta’; 'Pse jam kaq e neveritshme?' E urreja trupin tim”, -rrëfeu ajo.

Lizzo tha se ajo normalisht do të ishte në gjendje të dilte nga kjo spirale mendimesh duke i thënë vetes diçka pozitive, por kjo gjë nuk funksionoi këtë herë.

"Unë mendoj se këto gjëra janë normale," tha ajo. "Ato u ndodhin të gjithëve. Ndodhin me më të mirët prej nesh. Ne jemi më të mirët prej nesh. Dhe unë thjesht duhet ta di se nesër do të ndryshojë mënyra si ndihem tani. Dhe unë vetëm mund të shpresoj që të ndryshojë për mirë. Por e di që jam e bukur. Thjesht nuk e ndiej. Por e di që do ta kaloj".

Lizzo mori një mbështetje të madhe dhe mirënjohje nga fansat e saj, dhe shumë e falënderuan këngëtaren që ishte kaq e hapur.

"Ti ke frymëzuar miliona gra që t’i duan vërtet trupat e tyre të bukur, të vlerësojnë dhe duan plotësisht veten e tyre. Është në rregull të mos jesh në rregull. Por mos lejo që fjalët e të panjohurve të të trishtojnë. Ti je e dashur, ti je e bukur dhe ti je mahnitëse. Vazhdo kështu," –tha një komentues.

Ndërsa një tjetër shkroi: "Faleminderit për këtë moment dobësie. Ishe kaq e vërtetë... Shpresoj që së shpejti ta shohësh veten ashtu si shumë prej nesh të shohin. Një mbretëreshë e bukur, gazmore dhe e talentuar."

Lizzo më pas ndau një video në lidhje me dashurinë ndaj vetes dje në Instagramin e saj, duke shkruar se trupi i saj po ndryshon, por ajo duhet ta vlerësojë atë nga çdo kënd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat