Një bebush tjetër do t’i shtohet familjes mbretërore, babai i ardhshëm jep lajmin e lumtur

Mediale Vip

Një bebush tjetër do t’i shtohet familjes mbretërore, babai i ardhshëm jep lajmin e lumtur

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Familja mbretërore

Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth, Zara Tindall është shtatzënë me fëmijën e tretë, që do të thotë se një bebush tjetër mbretëror po bashkohet me familjen! Burri i Zara-s, Mike Tindall konfirmoi lajmin e lumtur gjatë një interviste në podcastin “The Good, The Bad & The Rugby”.

"Ka qenë një javë e mirë për mua, patëm një skanim të vogël javën e kaluar – një Tindall i tretë është rrugës", -u shpreh ai. "Ne nuk jemi të sigurt se çfarë do të bëjmë", vazhdoi Mike. "Këtë herë do të doja një djalë. Kam dy vajza. Do të doja një djalë, por do ta dua çfarëdo qoftë djalë apo vajzë, por të lutem ji një djalë!"

Zara dhe Mike kanë dy vajza të quajtura Mia Grace dhe Lena Elizabeth, ndërsa ende nuk dihet nëse vajzat do të bëhen me vëlla apo me motër.

"Ne nuk i kemi thënë Mia-s ende, vetëm sepse e dinim se ajo do t'u tregonte të gjithëve në shkollë. Do t'ia themi tani që bëmë edhe skanerin. Po, sigurisht që do t'ia themi. Unë mendoj se ajo do të lumturohet, sepse ka kërkuar një motër ose vëlla tjetër, kështu që ne me shpresë e kemi përmbushur këtë rol për të. Lena po rritet - është dy vjeçe e gjysmë tani. Ajo dëshiron dikë më të vogël që të luajë dhe ta veshë".

Mike gjithashtu tha se Zara është shumë mirë, duke shpjeguar se për shkak të aborteve të mëparshme, ajo është gjithmonë e kujdesshme për shkak të gjërave që kanë ndodhur në të kaluarën. Ai e mbylli me shaka duke thënë se Zara nuk e dinte që ai do ta bënte publik lajmin dhe nuk do t'i thotë gjë, madje asnjë prej 150,000 dëgjuesve nuk do t'i tregojë gjë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat