Arjoni jep versionin e tij të fotos me Anën: Nuk e kuptoj pse gënjen kur…

Mediale Vip

Arjoni jep versionin e tij të fotos me Anën: Nuk e kuptoj pse gënjen kur…

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 21:02
Arjoni dhe Ana

Përmes një videoje, Arjoni ka dhënë versionin e tij rreth asaj se çfarë fshihet në foton me Anën.

Ashtu siç e paralajmëroi, Arjoni me anë të një videoje të gjatë, ka dhënë versionin e tij për fotografinë që po bën xhiron e rrjetit.

Imazhi për të cilin bëhet fjalë, shfaq atë në shtrat me Anën, vërtetësinë e të cilës e ka pranuar edhe kjo e fundit.

Por, Ana ka deklaruar se nuk kishte asgjë me Arjonin, por ai e kishte thirrë në shtëpi ngase nuk ndihej mirë me shëndet.

Ndër të tjera, konkurrentja tha se ka ngritur padi për të dhe se ata nuk kanë fjetur në të njëjtin vend, por sipas saj Arjoni është shtrirë qëllimisht në krevat për të bërë fotografinë gjatë kohës kur ajo ishte duke fjetur.

Pas gjithë kësaj, Arjoni ka thyer heshtjen dhe përmes një vidoje ku foli vetëm në italisht, thotë se Ana gënjeu në deklaratën që e dha dje.

“E dija që do të thoshte ashtu, por nuk e kuptoj pse gënjen kur e vërteta është krejt ndryshe. Kam bërë gabimin më të madh të dashurohem me një vajzë si ti. Kam bërë gabimin më të madh që hodha poshtë një vajzë si Tea, që është shumë më e mirë se sa ajo”, tha ndër të Arjoni.

“Megjithatë i kërkoj shumë ndjesë familjes së saj, nënës dhe vëllezërve të saj për lëndimin që i kam shkaktuar, por gjërat nuk janë si i thotë Ana. Ashtu si jua ka thënë juve, sepse unë i di gjërat tamam siç janë dhe do t’ua shpjegoj kohë pas kohe,” deklaron Arjoni.

Konkurrenti tha se ai po e priste Anën në shtëpi pas takimit me Tean. Ai pretendon se kishin një histori dashurie dhe se mendonte që të krijonte familje me Anën, madje i kishte kërkuar të dilnin nga emisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat